Aq shumë ushqim hudhet sa nga ai dikush mund të ha shumë mirë (VIDEO)

Rob Greenfield ka vendosur që të tërheqë vëmendjen për sasinë e madhe të ushqimit që përfundon në mbeturina.
27-vjeçari nga San Diego e ka bërë këtë në mënyrë shumë interesante – ai ka udhëtuar për shtatë ditë nëpër vende të ndryshme të SHBA-ve dhe është ushqyer nga mbetjet e ushqimit që janë hedhur në mbeturina.

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, Greenfield secilën ditë në tryezën e tij ka pasur pemë dhe perime të freskëta, brumëra dhe ushqim tjetër në vlerë deri në 200 dollarë, ndërsa për t’u ushqyer nuk ka paguar asgjë.

Ushqimin e ka marrë kryesisht nga kontejnerët pranë tregjeve të mëdha dhe restoranteve, ndërsa qëllimi i tij ka qenë që të tregojë sa shumë ushqim hidhet pa nevojë, prandaj njerëzit duhet vetëdijesuar që të kenë kujdes në këtë drejtim.

“Unë nuk e kam për qëllim që t’i nxis njerëzit të bëjnë këtë që bëra unë, por të kenë kujdes dhe të mos e hedhin ushqimin”, ka shpjeguar Greenfield.

Brenda një viti, amerikanët mesatarisht hedhin ushqim në vlerë prej 165 milionë dollarësh. /Telegrafi/

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/8FzyFfNFxQs” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakFaktet shkencore mbi efektet e jashtëzakonshme të dëgjimit të Kuranit
Artikulli vijuesFakulteti i Mjekësisë në 2013 regjistroi 681 studentë jashtë konkursit