Termokos po shkyç

Në kuadër të aksionit për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj, për shkak të mospagesës së faturave të ngrohjes dhe borxheve të grumbulluara ekipet e “Termokosit” kanë shkyçur sot nga rrjeti i ngrohjes gjashtë objekte banesore në lagjen Ulpiana.

Me vendim të Bordit të Drejtorëve të “Termokosit” nga rrjeti i ngrohjes do të shkyçen të gjitha objektet banesore, që nuk kanë arritur të paguajnë së paku 35 për qind të borxhit total, që kanë ndaj “Termokosit”, ndërkohë që do të shkyçen edhe të gjitha ato subjekte afariste, që nuk kanë paguar së paku 70 për qind të borxhit total. Në këtë aksion do të shkyçen rreth 50 objekte banesore.

Fillimisht janë shkyçur hyrjet S-11 dhe S-12 të dy objekteve banesore në Ulpianë, vlera totale e borxhit të të cilave kap vlerën e rreth 90 mijë eurove. Ndërkaq, borxhi total që afro 12.500 konsumator i kanë “Termokosit” është rreth 17 milionë euro, prej të cilave rreth 14 milionë janë borxhe të subjekteve banesore, ndërsa mbi 3 milionë euro janë borxhe të subjekteve afariste.

Aksioni për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj do të vazhdojë ditëve të ardhshme me shkyçjen edhe të objekteve banesore nëpër lagjet tjera të kryeqytetit.

Apelojmë tek të gjithë konsumatorët, që të paguajnë sa më parë faturat e ngrohjes, në mënyrë që të mundësojnë një fillim të suksesshëm të sezonit të ri ngrohës 2012/13 si dhe realizimin e projektit të kogjenerimit.kohaislame

Artikulli paraprakKrasniqi, Buzhalës: Jeni i vogël me u marr me të tjerët
Artikulli vijuesVRITET NJË AGJENT I SHTETEVE TË BASHKUARA