Fanella e Shqipërisë për Kampionatin Evropian është zgjedhur fanella më e bukur nga lexuesit e faqes gjermane “Sport1”.
Ajo ka marrë 26 mijë vota në një sondazh duke lënë prapa Turqinë dhe Gjermaninë në top treshe.
24 mijë vota ishin në favor të fanellës së Turqisë, ndërsa e treta Gjermania kishte vetëm 4600 vota.
Nikoqiri Franca mori 3200 vota dhe Belgjika 1900 në top-pesëshe.
Në fund ishin Sllovakia me 286 vota dhe Ukraina me 284.