TRUSTI KTHEN 50 MILION EURO

Rreth 50 milionë euro është shuma e kthim të mjeteve të investuara të Trustit Pensional të Kosovës në tremujorin e tretë të këtij viti. Kjo është bërë e ditur të premten, pas mbledhjes së parë të Bordit, në përbërjen e re.

Me kthimin e rreth 50 milionë eurove, është bërë e mundur që mjetet në menaxhim të cilat i ka ky bord të arrijnë në 705 milionë euro, nga sa kanë qenë më herët, 654 milionë.

Kryetari i Bordit të Trustit, Ymer Havolli ka bërë të ditur se kanë investuar në letra me vlerë rreth 14 milionë euro.Ndërsa për Ejup Qerimin, ka thënë se derisa Gjykata nuk merr vendimin për të, ai do të jetë anëtarë i Bordit.

“Zoti Ejup Qerimi ka ardh te unë dhe më ka thënë se do ta iniciojë çështjen e konfliktit të interesit tek Agjencia Kundër Korrupsionit. Do të thotë, personalisht Ejup Qerimi e ka inicuar. Për më tutje lënda është tek Gjykata dhe nuk dua të interferohem më shumë. Po, është anëtarë i Bordit, përderisa Gjykata të marrë vendim ai është anëtarë i Bordit”, ka thënë ai.

Tek investimet e Trustit, u tha se, me ligj, është e lejuar që vetëm deri në 30% të totalit të investohen në Kosovë.

“Ne vazhdimisht jemi duke marrë pjesë në tendera me shuma më të mëdha sesa që na është mundësuar blerja, sepse në ata tendera marrin pjesë edhe palë të tjera të interesuar. Shembull, herën e kaluar kemi kërkuar të blejmë 20 milionë, kësaj herë kemi kërkuar 5 milionë, po na është mundësuar shuma që ju tregova”, ka thënë ai.

Sa i përket blerjes së aseteve të PTK-së, zyrtarët e Trustit kanë thënë se këtë nuk ua lejon ligji.

“Ligjërisht, Trusti mund të investojë vetëm në aksione që janë të tregtueshme në një bursë. Do të thotë ligji nuk lejon një gjë të tillë”, ka thënë Ardian Zani, drejtor i Trustit.

Fondi tashmë ka arritur në 48 milionë euro investime në Kosovë. Këtu hyjnë investimi në letrat me vlerë dhe 35 milionë eurot depozita në dy banka komerciale.kohaislame

Artikulli paraprakU SHKRUAJNË LIDERËVE: NA TRAJTONI SI LUFTËTARË!
Artikulli vijuesAUSTRIA: KUFIJTË KOSOVË-SERBI JANË TË PËRCAKTUAR