Ministri izraelit shpreh frikën nga bojkoti

Bota dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zvogluar mbështetjen, simpatinë dhe durimin me Izraelin, paralajmëroi ministri izraelit i financave, Yair Lapid, të hënën.

Lapid tha në një mbledhje të përfaqësuesve të organizatave të mëdha amerikane çifute në Jerusalem se “Izraeli nuk mund të pranojë kthimin e katër milion palestinezëve në territoret e saj. Nëse duam të jetojmë në një shtet hebre, duhet të ndahemi prej tyre.”
Lapid, i cili kryeson partinë Atid Yesh, vuri në dukje se për të arritur një marrëveshje me palestinezët, kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të vendosë nëse ai do të merrë pjesë në bisedimet e paqes vetëm për të folur apo për të arritur një marrëveshje që përfundon konfliktin.
Ai paralajmëroi se fushata në rritje për bojkotim të Izraelit do të ketë rezultate shkatërruese në ekonominë dhe mirëqenien e njerëzve.
” Marrëdhëniet e Izraelit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të rëndësishme “, përfundoi ai./mszh/kohaislame

Artikulli paraprak30 persona që dogjën xhaminë, Allahu i dënoi me vdekje
Artikulli vijuesEgjipti akuzon 4 veta për spiunim, 2 prej tyre janë izraelit