Fatime bint Ibrahim, gruaja që shpjegonte Buhariun në xhaminë e Profetit

Fatima bint Ibrahim ibn Mahmud ka qenë muhadithe nga Damasku dhe numërohet ndër njohësit më të mirë të sahihut të Buhariut. Siç ishte traditë e të gjithë dijetarëve edhe ajo shkoi në haxh në Mekë, ku mësonte dhe shpjegonte sahihun e Buhariut.

Kur shkoi në Medine, dijetarët e lutën të qëndroj atje e ta shpjegoj Buhariun dhe librat tjerë të hadithit. Ajo pranoi një detyrë të tillë.

Fatime nuk shpjegonte vetëm në xhaminë e pejgamberit a.s por edhe pranë varrit të pejgamberit a.s.

Nxënësit e saj përmendin se kur lodhej mbështete kokën në pllakat e drurit që ndanin varrin e pejgamberit nga pjesa tjetër e mesxhidit. Në të vërtetë, ky është një nderë i madh që tregon statusin e saj.

Ajo është e njohur edhe për atë se ka shkruar me dorë ixhazet e të gjitha ligjëratave të saja edhe pse shpesh në ligjërata ishin prezent rreth një mijë nxënës. (Shejh Muhammed Ekrem Nedvi)

Burimi: Islambosna.ba

(Islampress)

Artikulli paraprakHafizi pa sy që u bënte dritë të tjerëve
Artikulli vijuesHasan Tahsini, hoxhë dhe mendimtar i shquar shqiptar