Përparojnë forcat e ushtrisë siriane: ndërkohë, rritet shqetësimi dhe indinjata botërore për masakrën që po ndodh në Helep

Forcat pro-Asadit dhe aleatët e tyre përparojnë në Halep, ndërkohë indinjata botërore është rritur pas sulmeve të egra.

Me dhjetëra bombardime ajrore të kryera nga Rusia dhe qeveria siriane kanë goditur gjatë natës së kaluar qytetin e shkatërruar të Halepit, duke shënjestruar disa fronte lufte por edhe lagje të banuara, raportojnë disa aktivistë. Të paktën gjashtë vetë janë vrarë gjatë sulmit të së dielës në mëngjes, kanë deklaruar aktivitët për Al-Xhazirën.

Fushata e egër ajrore i ka ndihmuar forcat e regjimit që të përparojnë në veri të qytetit. Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë për AFP-në se forcat pro-qeveritare kanë arritur në periferitë e zonës së al-Heluk.

Nëse forcat pro-qeveritare marrin kontrollin e Heluk-ut, Bustan al-Basha dhe Sakhur, pra të gjitha zonat e kontrolluara nga rebelët në në veri të qytetit, ata do t’i bllokojnë grupet e opozotës në një zonë të vogël në jug-lindje.

‘Sulmet ajrore po vazhdojnë, por tani qeveria dhe aleatët e saj – burra nga Iraku, Irani dhe Libani – po shtyhen drejt enklavave rebele në lindje të Halepit,’ tha Zeina Khodr e Al-Xhazirës, e cila raporton nga qyteti turk i Gaziantepit, afër kufirit turk me Sirinë.

‘Po bëjnë përparime duke marrë zona nga forcat opozitare në veri të qytetit.’

Me qindra civilë janë vrarë ose plagosur nga sulmet ajrore që nga dështimi i armëpushimit të fundit.

Vlerësohet se mbi 27 mijë njerëz janë të bllokuar në zonën lindore të Halepit, përfshirë 100 mijë fëmijë, për të cilët punonjësit e mbrojtjes civile thonë se janë goditur me mbi 1,900 bomba gjatë javës së kaluar.

Fushata ushtarake e presidentit sirian Bashar al-Assad në Halep është dënuar ndërkombëtarisht. Ky reagim ka ardhur pas sulmeve ajrore mbi infrastrukturat civile, pëfshirë spitalin më të madh në qytet.

Sipas Shoqërisë mjekësore Amerikano-siriane, e cila kujdeset për kete ndërtesë, të paktën dy bomba fuçi kanë goditur Spitalin M10 ditën e shtunë.

Ky sulm është dënuar edhe nga Shefi i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, i cili e ka konsideruar ‘krim lufte’. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakYoshinori Ohsumi fiton Nobelin për mjekësi
Artikulli vijuesErdogan dënon Kongresin Amerikan për shkak të ligjit 9/11 kundër Arabisë Saudite