Fatime Fetai godet Sasho Mijallkovin (Video)

Prokurorja Fatime Fetai ka shigjetuar Sasho Mijallkovin, i cili ka qenë drejtor i DSK-së, në kohën kur është arrestuar Lube Boshkovski. Ajo ka cituar edhe urdhrin me të cilin Mijallkov ka urdhëruar policët “Alfa” që gjatë arrestimit të Boshkovskit të shkaktojnë edhe dëm shpirtëror ndaj tij.

Fetai ka cituar edhe disa fraza që janë përdorë gjatë arrestimit të Boshkovskit:

“Shtrine në tokë”, “Në tokë të arrestohet”. “Shefi na tha se 8 vite burg do të fitosh”, “Ta q**** gruan”.  I ka vendosur edhe revole në fytyrë.

Ajo ka paralajmëruar padi për shtatë persona të dyshuar në këtë rast dhe masë “kujdesi” për ato persona të parapara me ligj, sipas Nenit 146, Pika 1, Alineja 7.

Ndryshe Fetai ka filluar pres konferencën edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase.

Artikulli paraprak“Fatime Fetai ia nxjerr në shesh rrenat Ali Ahmetit!” (VIDEO)
Artikulli vijuesProkuroria speciale ende nuk e ka kërkuar rastin “Monstra” (Video)