Fatmir Sejdiu i vetëm tek varri i Rugovës

Në dymbëdhjetë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit dhe ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendosi kurorë lulesh dhe bëri homazhe pranë varrit të tij.

Duke e vlerësuar lart punën dhe kontributin e tij, ish-presidenti Sejdiu tha se Rugova përherë do të kujtohet si një ndër liderët jo thjesht politik, por edhe shpirtëror, e që këtë e arriti duke qenë përherë me popullin e tij.Duke e dashur vendin e tij po aq sa edhe lirinë e popullit të tij, Sejdiu tha se Rugova punonte pandashëm e pandalshëm në arritjen e trinomit Liri, Pavarësi dhe Demokraci, e që për këtë sipas tij, ai punoi deri në frymën e fundit të tij.

Sejdu tha se Rugova e donte një Kosovë me plot miq, për çka edhe theksonte faktin se, drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm, dhe se për këtë kemi nevojë të reflektojmë sot më shumë se kurrë më parë.

Artikulli paraprakVetëvendosje sot zgjedh kryetarin
Artikulli vijuesNë këtë karrige nuk ulet më askush që nga 21 janar i vitit 2006