Fëmija im nuk dëgjon…çfarë duhet të bëj?

Baballarët dhe nënat shpeshherë ankohen se fëmijët e tyre janë të padëgjueshëm. Padëgjueshmëria mund të hetohet në moshën pesëvjeçare e ndonjëherë në moshën e tyre katërmbëdhjetë vjeçare. Në moshën pesëvjeçare, fëmijët e ndjejnë prezencën e të tjerëve dhe kanë frikë se do të humben në mesin e tyre. Prandaj ai mundohet ta vë në dukje (shfaqë) personalitetin e tij dhe kështu lajmërohet padëgjueshmëria.

Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, fëmija vetëm se e ka kaluar fëmijërinë e hershme dhe gjendet në dyert e botës së të rriturve. Në të dy rastet nuk duhet frikuar nga padëgjueshmëria, ngase kjo është fazë që kalon shpejtë. Kësaj faze duhet t’i kundërvihemi me butësi. Nuk duhet përdorur forcë, ngase kjo do të shuhet nga vetvetiu.

Padëgjueshmëria mund të jetë rezultat i kalimit të fëmijës nëpër problemet lidhur me mësimet, lidhjet me shokët, mossuksesi në diç apo synimit kah ndonjë qëllim. Ndonjëherë edhe ne vetë jemi shkak i lajmërimit të kësaj dukurie te fëmijët, kështu që prej fëmijëve kërkojmë të na dëgjojnë pa kurrfarë sqarimi, ndonjëherë prej tyre kërkojmë disa gjëra përnjëherë apo kërkojmë prej tyre të bëjnë diç që nuk e kanë të qartë apo që nuk është e domosdoshme, duke mos i lejuar t’i shfaqin arsyet e tyre.

Artikulli paraprakSi të fitosh 1500 sevape për një minutë!!
Artikulli vijues3 Llojet e zemrave, e shendoshë e sëmurë dhe e vdekur