Fëmijët protestojnë në Gaza për “energjinë elektrike”

Fëmijët nga Gaza organizuan një protestë me kërkesën që të hiqet bllokada dhe të gjendet zgjidhje për ndërprerjen e energjisë elektrike e cila shkaktoi vdekjen e 3 fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në demonstratën të organizuar nga Ministria e Çështjeve Sociale para ndërtesës së OKB-së, fëmijët mbajtën pankarta me mbishkrimet “Bllokada mbyt fëmijët nga Gaza” dhe “Të ndihmohen fëmijët nga Gaza”.

Shef i Departamentit të Familjes dhe Fëmijëve pranë Ministrisë së Çështjeve Sociale, Muhammed Kehlut, u shpreh se: ”Fëmijët nga Gaza vdesin për shkak të krizës me energjinë elektrike, por askush nuk e shikon këtë gjendje. Fëmijët tanë duan të jetojnë një jetë me dinjitet si fëmijët e tjerë në mbarë botën.”

Artikulli paraprakPrapa dorëheqjes së kryeministrit Davutoglu
Artikulli vijuesTrump sulmon Klinton: E martuar me një bashkëshort që e tradhton