Shtëpia Lajme Bote Trump sulmon Klinton: E martuar me një bashkëshort që e tradhton

Trump sulmon Klinton: E martuar me një bashkëshort që e tradhton

Donald Trump e sulmoi Hillari Clintonin edhe në jetën e saj private. Ai i kujtoi aferën e burrit të saj me Monika Levinskin, menjëherë sapo sondazhet e renditën të parën ish-Zonjen e parë në garën për presidencën amerikane.

Teksa debati mes Trup dhe Clinton ashpërsohet gjithnjë e më shumë, popullariteti i presidentit në largim Barak Obama vijon të rritet, çka shihet si mbështetje për demokratët dhe vetë zonjën Clinton.

Sipas CNN , Obama nuk ka qenë asnjëherë më i dashur për amerikanët se sa tani. Duke iu referuar deklaratave të Trump, Obama tha se të kandidimi për kreun e Shtëpisë së Bardhë nuk është një shoë.

Rreth 51% e amerikanëve tashmë mbështesin presidentin Obama, rezultati më pozitiv për kreun e Shtëpisë së Bardhë që nga shkurti i vitit 2012. Ky lajm shumë i mirë për Klinton, e favorizon atë për të përdorur në krye të fushatës popullaritetin e Obamës, nëse do të shpallet zyrtarisht kandidate e demokratëve në garën presidenciale, transmeton TvKlan.

 

Artikulli paraprakFëmijët protestojnë në Gaza për “energjinë elektrike”
Artikulli vijuesNjeriu më i pafat në botë