Ferizaj edhe këtë vit feston ditëlindjen e Enver Hoxhës (Video)

Ditëlindja e ish-liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, është festuar edhe këtë vit në qytetin e Ferizajt, njofton Klan Kosova. Festën e organizuan pjesëtarët e Frontit Popullor për Kultivimin e Figurës së Enver Hoxhës.
Të bëmat e Enver Hoxhës nuk janë pengesë që këta ta nderojnë figurën e tij 31 vjet pas vdekjes. Madje, kjo ditë për ta ka edhe një moto, që tregon se kjo datë viteve të ardhme do të festohet edhe më ndryshe.

“Moto është që në vitin 2023 t’i këndohet Enverit në festival të Gjirokastrës”, u tha aty.

Artikulli paraprakA ështe e keqa mirësi nga Zoti?
Artikulli vijuesNjëri prej serbëve të arrestuar sot në Mal të Zi për terrorizëm, i njohur edhe në Kosovë