Cornus mas L. (thana)
Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen kompot, prevede, marmelatë. Gjathet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% taninë.
Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël.
Merren 1 kg. thana të pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reçeli i përgatitur u jepen fëmijëve dy lugë kafeje në ditë.
Për të shuar etjen te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet:
Merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa here që i sëmuri ka etje për ujë.
Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut:
Merren 300gram bërthama të thanës dhe piqen si kafeja derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri herë në ditë 1-3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rritrit marrin nga një lugë gjelle tri here në ditë.
Mielli i thanave të pjekura përdoret për pudrosjen e fshikave në rastet e ekzemës së lëkurës.
Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës:
Merren 30 gram eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë. Lëngu i fituar pihet me nga një filxhan kafeje në mëngjes esëll.
You Might also Like
Majko -Nikoliçit: Shqiptarët janë më të aftë në luftë se sa në paqe
Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit…
By
Redaksia
2 Min Read
Politikania u përdhunua nga emigrantët, gënjeu në polici
Një politikane në Gjermani e përdhunuar në Janar të këtij viti, ka pranuar se ka…
By
Redaksia
1 Min Read
Lista Serbe kushtëzon votimin për president
Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq tha se nuk është e sigurt nëse Lista Serbe…
By
Redaksia
3 Min Read
Shenjat e hershme të paralajmërimit për autizëm
Shkencëtarët nga Universiteti Yale besojnë se qysh në moshën prej 6 muajsh është e mundur…
By
Redaksia
1 Min Read
Serigrafi matematike me Nënë Terezën
Elton Hatibi Përfshirja e Nënë Terezës në tekstet shkollore ka marrë trajta tërësisht origjinale, pikërisht…
By
Redaksia
11 Min Read
SHBA, BE e Komisioni Evropian kundër Qeverisë së Gruevskit
Partia e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, VMRO DPMNO, nuk e ka marrë mbështetjen ndërkombëtare për…
By
Redaksia
2 Min Read
