Ferri pretendon për super-skandal, autobusët e rinj kanë ardhur nga rezervat e Kroacisë

Kryesuesi i bordit të Trafikut Urban, Avdi Ferri i cili kontestohet nga Komuna e Prishtinës ka dyshime se autobusët e Ivekos nuk erdhën nga Çekia por nga ndonjë rezervë e Kroacisë.
Sipas tij kjo u vërejt nga ngjyra më shumë nuanca të këtyre mjeteve të transportit por dhe nga tabelat e regjistrimit të autobusëve.

Për këtë sipas Avdi Ferrit drejtuesit komunal janë nën hetime nga polica ekonomike.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe Njësitin për Krime Ekonomike për të kuptuar nëse vërtetë janë duke bërë hetim për trafikun urban, por zyrtarë të saj nuk e kanë pohuar dhe as mohuar këtë gjë.

 

Artikulli paraprakMiti i braktisjes së fakultetit nga personat shumë të suksesshëm dhe pse shkolla mund t’iu bëjë më të mirë?
Artikulli vijuesTusk: Për Evropën është mirë të fitojë Macron ose Fillon