“Festa” e 1 Prillit …?

Vëllezër besimtarë, gënjeshtra është gjë e rrezikshme, andaj Islami na e ndalon atë duke na treguar se ajo është prej mëkateve të mëdha,

kështu që duhet pasur kujdes që fëmijët tanë dhe gjithë njerëzit t’i largohen asaj, veçanërisht tani në këto ditë, që njerëzit, për shkak të injorancës

së tyre, këtë ditë prilli e konsiderojnë festë.

Sa e sa njerëz në këtë ditë prilli kanë gënjyer dhe i kanë prishur raportet në mes vete! Kanë shkuar deri aty sa janë armiqësuar në këtë botë,

e në anën tjetër sa mëkate i kanë fituar tek Allahu i Lartëmadhëruar. E sa të tjerë kanë vdekur dhe nuk janë penduar nga kjo gënjeshtër!

Njerëzit e festojnë këtë dhe nuk e dinë historikun e kësaj dite. Prandaj muslimani çka feston duhet ta dijë përse e bën një gjë të tillë;

në qoftë se është diçka e mirë, ai për atë do të shpërblehet, por edhe e kundërta; në qoftë se është diçka e keqe, ai do të ndëshkohet për atë

mëkat që e ka bërë. A e di ti, vëlla dhe motër muslimane se kjo traditë ka filluar në Francë më 1564 pasi që e kanë ndryshuar fillimin e vitit

prej një prilli te një janari. Por, këtë traditë, e cila nuk është e jona, për fat të keq shumë prej muslimanëve dhe bijve të tyre e festojnë.

Vëllezër besimtarë, Feja Islame ka ardhur për të plotësuar moralin e mirë, andaj ka urdhëruar drejt tij dhe ka ndaluar nga morali i keq .

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, madje edhe kur bënte shaka, e thoshte të vërtetën.

Allahu në Kuran thotë: “… Vërtet, Allahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.” Gafir, 28.

I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “…Ndërsa gënjeshtra shpie në mëkat, kurse mëkatet shpiejnë në Zjarr.

Njeriu vazhdon të gënjejë derisa dikur do të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.” Mutefekun alejhi.

I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Personi, tek i cili gjenden këto katër vese është hipokrit i vërtetë, ndërsa tek ai i cili gjendet

ndonjë prej tyre, posedon cilësi të hipokrizisë derisa nuk e mënjanon atë: Kur i besohet diç, tradhton; kur flet, gënjen; kur premton, mashtron

dhe kur përleshet, sillet jomoralisht.” Muttefekun alejhi.

Ka edhe shumë hadithe që na tregojnë për rrezikun e gënjeshtrës, andaj ta ruajmë gjuhën tonë dhe mos të dalë nga ajo vetëm se e vërteta.

Fjalë të mira sikur që i kishte edukuar Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue selem, shokët e tij dhe muslimanët në përgjithësi.

Në fund lusim Allahun, xhele shanuhu, që nga gjuha jonë mos të dalin fjalë të këqija, sidomos gënjeshtra .Uelhamdulilahi Rabil alemin!

Ebu Bekr Ruli
30.03.2013

Artikulli paraprak1 Prilli!
Artikulli vijues1 Prilli – Gënjeshtra !!!