Përbërja e qumështit të bletës

Qumështi i bletës ësh­të prodhimi më i vlerësuar i bletës. Së bashku me mjaltin, propolisin dhe pluhurit të luleve është e fituar ushqim i pastër natyror dhe paraqet ushqimin më cilësor nga prejardhja shtazore. Qum­ështi i bletës është përbërje e rëndësisë së madhe në ushqimin e njerëzve. Ajo si rezultat i përbërjes së saj të jashtëzakonshme. Qumështi përmban nX=3.6, përbëhet prej 60-69% ujë, 14-18% proteinë, 2-3.6% yndyra, 9-11% jaglenohidrate (sheqera) 0,8-1,2% kripëra minerale si dhe amino- acide të domosdoshme për jetën. Në qumësht gjendet edhe proteinë gamaglobulin, e cila ka rëndësi të madhe për ruajtjen e organizmit të njeriut nga sëmundjet.

E pasur me proteina yndyra dhe jaglenohidrate, por edhe me materie specifike të cilat sillen si biokatalizatorë në procesin e rip­ërt­ëritjes së organizmit të njeriut, ajo paraqet prodhim shumë ushqy­es dhe kualitet të lartë. Për atë shkak i plotëson kriteret edhe të nutricionitëve me kërkesa më të mëdha. Në qumësht gjendet një paletë e tërë e vitaminave të cilat janë të domosdoshme për njeriun, pastaj ka fermente, acide te ndryshme dhe materie të ngjashme me hormone. Prej vitaminave më së shumti ka nga grupi B edhe atë: B1 (tiamin), B2 (riboflavin), B6 (Pirodiksin ), B12(cijankobalamin), B3 (niacin), acid folik si dhe vitamin C. Përveç këtyre përmbajtjeve janë gjetur edhe provitamina D, antibiotik, materie radioaktive etj.

Proteinat e peltes përbëhen prej rreth 20 aminoacideve, të cilat janë shumë të dobishme për organizmin e njeriut. Në vitet e fundit janë zbuluar edhe përmbajtje tjera siç janë: orginin, valin, metionin, histidin, izoleucin, lizin, triptofan etj. Me gjithë atë prapë në pelte fshihen edhe disa përbërje tjera (rreth 3.5 %) të cilat shkenca akoma nuk i ka zbuluar, e që kanë ndikim shumë pozitiv ne organizmin e njeriut. Duke iu falënderuar përbërjes së mre­ku­llueshme biokimike akoma të pa zbuluar në tërësi të qumështit, ajo e fitoi përdorimin e saj zyrtar qysh në vitin 1922 në Francë. Përbërja biokimike e këtij prodhimi të bletës i përshtatet normave fiziologjike të cilat preferohen në ushqimin e njeriut, sikur prej llojit të përmbajtjes ashtu edhe masave ditore të domosdoshme të materieve mbrojtëse dhe ushqyese, edhe atë në lidhje ku gjenden në qelizat e organizmit.

Qumështi i bletës ndikon shërimin dhe forcimin e funksionit e mëlçisë dhe qarkullimin e gjakut, e zvogëlon tensionin e gjakut dhe kolesterolin ne gjak. Ndikon mirë në sistemin nervor, funksionin dhe frymëmarrjen e zemrës, si dhe në funksionin e organeve gjenitale. Pozitivisht ndikon gjatë shërimit të tuberkulozit, arteriosklerozës dhe problemeve me organet e tretjes. I përtërin qelizat e organizmit të njeriut dhe shtyn plakjen e organizmit. E zvogëlon nivelin e glukozës ne gjak dhe me atë shumë volitshëm ndikon për sëmundjen e sheqerit. E përdorur në krem dhe maste të ndryshme, e përtërin lëkurën e fytyrës. Gjatë sëmundjes me grip ndikon shumë mirë dhe shërimi është mjaft i shpejtë.

Artikulli paraprakFëstëkat ulin kolesterolin në gjak!
Artikulli vijues“Patriot”, në Turqi në fund të janarit