Përkeqësohet gjendja në Lindjen e Mesme si pasojë e motit të ftohtë

0
188
Një valë re e të ftohtit ka përfshirë gjatë kësaj jave Lindjen e Mesme duke shkaktuar probleme të shumtya për banorët e Egjiptit, Jordanisë dhe Palestinës.
 
“Stuhia e dëborës ka bllokuar disa rrugë kryesore në Bregun Perëndimor”, ka thënë zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Palestinës, Loai Beni Ouda. 
 
Në disa qytete të Bregut Perëndimor janë shënuar përmbytje. Shkollat në Izrael janë mbyllur për disa ditë, ndërsa transporti publik ishte pezulluar në pjesën perëndimore të Jerusalemit. 
 
Qeveria në Jordani paralajmëroi qytetarët që mos të dalin nga shtëpitë, ndërsa shërbimet kompetente përpiqen për të pastruar rrugët të mbuluara në borë në kryeqytetin Amman dhe fusha të tjera, ku bora arrin lartësitë e deri në një metër.
 
Në Egjipt, për shkak të kushteve të këqija të motit janë mbyllur katër porte kryesore, njoftuan autoritet lokale. 
 
Dëbora është duke rënë edhe në zonat e Libanit, veçanërisht në zonën bregdetare, për këtë arsye qeveria morri vendimin për pezullimin e mësimit të premten dhe të shtunën.
 
Vala e re e të ftohtit, që sipas parashikimeve të meteorologëve pritet të vazhdojnë edhe tre ditë, ka përfshirë disa vende të Lindjes së Mesme të enjten. Bëhet fjalë për valë të dytë të dimrit që përfshiu këto rajone. Vala e parë ndodhi muajin e kaluar dhe zgjati një javë./aa/kohaislame