Mus'hafi 320 vjet i vjetër në ankand: Çmimi fillestar do të jetë 68.000 euro

0
210
Në ankand do të ekspozohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.
 
Mus’hafi, të cilin 320 vjet më parë në stilin kaligrafik ‘nesih’, i cili ishte më i pranishëm në periudhën osmane, e shkroi Ibrahim effendi Kemali, do të shitet në ankand më 1 mars, dhe çmim fillestar është 190,000 lira turke (68.000 euro), raporton (AA).
 
Sipas galerisë të artit Asar-i Atika, ankandi në të cilin do të jenë të ekspozuara vepra të periudhës osmane, do të mbahet më 1 mars.
 
Në ankand do të ekspozohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.
 
Në ankandin e hapur do të jetë i ekspozuar dhe Kurani, i shkruar 320 vjet më parë. Skajet e faqeve të Kuranit janë të veshura me ar.
 
Pronari dhe themeluesi i Galleries, Can Onen tha se në ankand kryesisht do të ekspozohen vepra të periudhës osmane./kohaislame