FIFA: Në Kupën e Botës 2026 marrin pjesë 48 ekipe

Organizata botërore e futbollit, FIFA ka vendosur të zgjerojë numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Botës nga 32 në 48 ekipe, duke filluar nga viti 2026.

Këshilli i FIFA-s ka votuar sot që të zgjerojë raundin e parë të kampionatit në 16 grupe me nga tre ekipe secili, sipas një njoftimi që është publikuar në profilin e FIFA-s në Twitter.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë fushatës së tij për këtë post ishte zotuar se do e zgjerojë Kupën e Botës. Nga 211 anëtarë, 135 asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në Kupën e Botës.

Kritikët, megjithatë frikësohen se zgjerimi pjesëmarrësve në Kupën e Botës do e ulë standardin e garës dhe do e bëjë Kupën e Botës shumë të gjatë dhe vështirë të menaxhueshme.

Artikulli paraprakSHBA dhe Japonia me sistemin më të madh për thithje të dioksid karbonit
Artikulli vijuesTre të vdekur nga të ftohtit në Maqedoni