FIFA sugjeron dimrin për mbajtjen e Botërorit 2022 në Katar

FIFA propozoi sot që Botërori 2022 i cili do të zhvillohet në Katar duhet të mbahet në nëntor dhe dhjetor për të shmangur të nxehtin, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Grupi operativ i FIFA’s zgjodhi periudhën vjeshtë-dimër, si periudhë më e përshtatshme për të mbajtur Botërorin edhe pse si opsion ishte muaji janar, prill ose maj. FIFA theksoi gjithashtu se kampionati që do të mbahet në Katar duhet të jetë më i shkurtër se 32 ditë të parashikuara. Kryetar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s Sepp Blatter, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, më parë kishte favorizuar mbajtjen e Kupës në nëntor dhe dhjetor për të shmangur mbajten në të njëjtën kohë me Lojërat Olimpike Dimërore në shkurt 2022.
 
“Duke pasur parasysh faktin se dy qytetet janë në konkurrencë për mbajtjen e lojrave Olimpike 2022, Almaty dhe Pekini, kohët e fundit premtuan se do të mbahet nga 4 deri 20 shkurti dhe se muaji i Ramazanit fillon më 2 prill, si edhe fakti që në Katar mbizotëron i nxehti nga muaji maj deri në shtator, opsioni i vetëm i mbetur për mbajtjen e Botërorit janë nëntori dhe dhjetori,” shpjegoi FIFA në deklaratën e sotme. Klubet dhe ligat evropiane kundërshtuan propozimin e FIFA-s, sepse kjo është periudhe kur luhen ndeshjet e sezonit. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s në një takim që do të mbahet në Cyrih më 19 dhe 20 mars të këtij viti do të vendosë mbi propozimin e grupit operacional.
Artikulli paraprakParis, lirohen gazetarët e Al-Jazeeras një ditë pas arrestimit për rastin "dron"
Artikulli vijuesTurqia dhe Bosnje-Hercegovina kanë shumë pika të përbashkëta