Turqia dhe Bosnje-Hercegovina kanë shumë pika të përbashkëta

Turqia, e cila çdo herë ka qenë miku i madh i Bosnjës edhe sot ka një vend të posaçëm në këtë vend që nuk buron vetëm prej marrëdhënieve të thella historike.

Periudha e përbashkët historike e rreth 5 shekujve ka krijuar lidhje të forta mes boshnjakëve dhe turqve të cilat nuk mund të shkëputen asnjëherë. Turqia, e cila çdo herë ka qenë miku i madh i Bosnjës edhe sot ka një vend të posaçëm në këtë vend që nuk buron vetëm prej marrëdhënieve të thella historike, por edhe nga kontributi i Turqisë në vendosjen e paqes në këtë vend.
Mund të themi se edhe Bosnje-Hercegovina zë vend të rëndësishëm në Turqi. Lidhjet historike, kulturore dhe familjare mes Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës janë arsyet kryesore të interesimit të posaçëm të Turqisë ndaj këtij vendi ballkanik. Përveç tjerash Ankaraja zyrtare asnjëherë nuk mbeti indifirente ndaj ngjarjeve të dhimbshme që ndodhën në këtë vend. 
Përveç faktit se Turqia ndoqi një diplomaci aktive gjatë viteve të 80-ta kur ndaj komunitetit turk në Bullgari kryhej asimilimi i dhunshëm, interesimi i Turqisë ndaj rajonit të Ballkanit pas gjysmës së dytë të viteve të 50-ta parë nga aspekti i përgjithshëm nuk ishte edhe aq i madh. Bosnje-Hercegovina ishte vendi, i cili gjatë viteve të 90-ta tërhoqi interesimin e Turqisë ndaj Ballkanit. Pas përhapjes së luftës mes Kroacisë dhe Serbisë edhe në Bosnje-Hercegovinë, në Turqi u ndërmorën fushata të ndryshme për të ndihmuar boshnjakët. flamuri i bosnjes dhe turqise
Mund të themi se edhe boshnjakët e Turqisë kanë patur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Zt. Mustafa Ajdën pohon se në Turqi jetojnë rreth 4-5 milionë boshnjak. Ndërkaq Zt. Ilah Uzgel thotë se popullata e Ballkanit në Turqi paraqet 1/5 e popullatës së përgjithshme të Turqisë. Populli turk dhe Republika e Turqisë treguan interesim të madh ndaj të gjithë atyre të cilët arritën të largohen nga lufta. Para së gjithash janë ngritur kampet e refugjatëve në Turqi, përveç kësaj të sëmurëve dhe ushtarëve të plagosur iu ofrua kujdesi shëndetësor në spitalet e Turqisë. Dhe së fundmi grat e dhunuara në Bosnje-Hercegovinë kanë marr shërbime psikologjike në spitalet private të Turqisë. Ndërkaq boshnjakët të cilët arritën të vendosen dhe që kishin të drejtën e studimeve në Turqi iu është dhënë bursa shtetërore. Edhe një numër i madh i familjeve turke ofruan strehim refugjatëve boshnjakë, ndërsa zejtarët ofronin ndihma materiale refugjatëve të vendosur në kampe si dhe atyre të strehuar në familjet turke.
Përveç këtyre që përmendëm më lartë diplomacia turke në kuadër të organizatave turqia ndihmon bosnjenndërkombëtare zhvilloi një luftë të madhe për Bosnje-Hercegovinën. Turqia të shpeshtën e rasteve deklaroi se gjatë luftës në Bosnje ndaj boshnjakëve u zbatua “standardi i dyfishtë”. Ajo në të çfarë insistonte Turqia në atë kohë ishte heqja e embargos për armë ndaj boshnjakëve. Por, për shkak të vetos së disa vendeve anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kjo embargo nuk u hoq dhe në këtë mënyrë Bosnjës iu morë edhe e drejta për vetëmbrojtje. 
Turqia ka luajtur një rol të madh në dhënien fund të luftimeve mes boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës në vitin 1993. Posaçërisht rol të rëndësishëm luajtën marrëdhëniet e mira miqësore të Presidentit të atëhershëm të Turqisë, Sulejman Demirel me Presidentin e Kroacisë, Franjo Tuxhman. Iniciativat e përbashkëta të Turqisë dhe Kroacisë kontribuuan në vendosjen e paqes mes boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës me anë të së cilës u hodhën edhe themelet për  vend. 
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes në Dejton më 21 nëntor 1995, që solli edhe paqen në Bosnje-Hercegovinë, forcat e armatosura të Turqisë dhanë kontribut konkret në vendosjen dhe ruajtjen e paqes në vend. Jo vetëm forcat e armatosura, por edhe e tërë Turqia kanë luajtur rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes në Bosnje-Hercegovinë. Qysh prej fillimit Turqia luajti një rol efikas dhe funksional në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC). Bordi drejtues i këtij këshilli prej vitit 2006 e këtej përpiqet për ti dhënë fund detyrës së përfaqësuesit të posaçëm në Bosnje-Hercegovinë, i cili vendosi demokracinë në vend dhe që paraqet një lloj garance për tërësinë territoriale të Bosnje-Hercegovinës. Por, Turqia përballë tendencave separatiste të serbëve të Bosnjës del kundër dhënies fund të detyrës së përfaqësuesit të posaçëm.ushtari turk ne bosnje
Turqia nuk është efikase vetëm në bordin drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes, ajo mundohet që në platforma të ndryshme të mbroj edhe integritetin territorial të Bosnjës, gjithashtu përkrahë anëtarësimin e këtij vendi në institucione euro-atlantike, sepse vet anëtarësimi në BE dhe NATO do të garantonte integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.
Dr. Erhan Turbedar
Artikulli paraprakFIFA sugjeron dimrin për mbajtjen e Botërorit 2022 në Katar
Artikulli vijuesSulmi ndaj forcave të Komandës turke në Afganistan