Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Kaçanik, organizohet tryezë në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza, me temën: “Nënë Tereza – simbol i dashurisë dhe bamirësisë”.
Në tryezë do të marrin pjesë krerë të Kishës Katolike të Kosovës, të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të ftuar të tjerë.
Tryeza do të mbahet në Sallën e Kulturës në Kaçanik, me fillim në orën 11:00.