Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka trajtuar në takimin e sotëm tregtimin e mishit në rrugët dhe tregjet e Tiranës.
Përmes kamerave të fshehta, gazetarët e emisionit kanë treguar se si tregtarët mashtrojnë me etiketat ku reklamojnë se qoftet kanë përmbajtje me mish viçi.
Në të vërtetë, nga investigimi rezulton se vendin e mishit të viçit e kanë zënë stomakët e pulave dhe dhjami i derrit.
Në një prej subjekteve private ku kamera e fshehtë e “Fiksit” arriti të depërtonte, pronari i saj tha: “Kam shok Kreshnikun”, që i bie të jetë nëndrejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.