Vazhdojnë protestat e refugjatëve në rajone të ndryshme të Greqisë

Në territorin e Greqisë rreth 50 mijë refugjatë vazhdojnë të mbeten të bllokuar. Duke filluar nga vendkalimi kufitar greko-maqedonas deri në qytetin grek Selanik, nëpër pika të karburanteve dhe fshatra në afërsi të autostradës kryesore që lidh dy vendet fqinje, vërehen mijëra refugjatëve të vendosur nëpër tenda, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pikën e karburantit në qytetin grek Polikastro, ku ndodhen rreth 3 mijë refugjatë, qindra refugjatë me vendosjen e tendave në autostradën kryesore tashmë tre ditë me radhë mbajnë të bllokuar autostradën kryesore. Ata kërkojnë ndihmë nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel që t’iu mundësojë të vazhdojnë udhëtimin e tyre, përndryshe siç thonë ata, janë duke vdekur dalëngadalë.

Nga ana tjetër, në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, në kampin në Idomeni ku ndodhen rreth 12 mijë refugjatë, mijëra refugjatë mbi 3 javë mbajnë të bllokuar hekurudhën ndërkombëtare që lidh Maqedoninë dhe Greqinë.

Autoritetet greke vazhdimisht apelojnë që të tërhiqen refugjatët nga kampi në Idomeni për arsye të numrit të stërmbushur të refugjatëve dhe kushteve të vështira për jetesë, mirëpo refugjatët me shpresë se një ditë do të hapen kufijtë refuzojnë të transportohen në kampe të tjera, ku do t’iu mundësohen kushte më të mira për jetesë.

Në Bruksel më 18 mars të këtij viti Turqia dhe BE-ja u dakorduan për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas procedurës të filluar nga 4 prilli, Turqia i ripranon refugjatët për të cilët dëshmohet se prej Turqisë kanë kaluar në ishujt e Greqisë.

Ndër këto persona, për ata që nuk janë nga Siria, në Turqi do të bëhet procedura për kthimin në vendet e tyre, ndërsa ata që janë nga Siria do të vendosen nëpër kampe në Turqi dhe për secilin sirian të kthyer dhe të regjistruar në Turqi, një sirian nga Turqia do të dërgohet në vendet e BE-së.

Numri i refugjatëve sirian të cilët do të shkëmbehen në fazën e parë, parashikohet të jetë 72 mjë. Shpenzimet e procedurave të ripranimit dhe shkëmbimit do të mbulohen nga BE-ja.

Artikulli paraprakAmbasadorët bllokohen në kampin e refugjatëve në Idomeni
Artikulli vijuesArbana Xharra vazhdon ti fyej myslimanët, kësaj radhe besimtaret e mbuluara (FOTO)