Kanë nisur takimet dypalëshe në Lozanë të Zvicrës, ku po zhvillohen bisedimet mbi krizën në Siri me pjesëmarrjen e SHBA-së, Rusisë, Turqisë, Arabisë Saudite, Iranit, Irakut dhe Katarit, raporton AA.
Në këto bisedime pritet të flitet për ndalimin e konflikteve të armatosura, zgjedhjen e krizës në mënyrë politike si dhe realizimin e kushteve për një gjë të tillë.
Në hotelin ku zhvillohen takimet kanë mbërritur Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.
Edhe pse në listën e vendeve të përfshira nuk ishte në këto takime, do të jetë edhe Iraku i cili ditët e fundit duket se ka një krizë me Turqinë për shkak të bazës ushtarake turke në Bashika. Ministri i Punëve të Jashtme të Irakut ka arritur në hotelin ku do të zhvillohen bisedimet.
Ndërkohë në këto bisedime merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhammed Xhavad Zarif. Turqia në këto bisedime përfaqësohet nga shefi i diplomacisë, Mevlut Çavushogllu.