PARADOKSALE – Bullgari: Akuzohen 13 muslimanë

Trembëdhjetë muslimanë të Bullgarisë janë paraqitur të martën në gjykatë, në procesin gjyqësor nën akuzat se kinse kanë predikuar forma “radikale” të islamit.

12 burra dhe një grua – imamë, myfti, dhe mësues – akuzohen se kanë themeluar një degë lokale të grupit, Al-Vakëf Al-Islami, në jug të vendit, e që sipas tyre kjo organizatë na qenka ekstremiste.

Prokurorët thonë se 13 të pandehurit predikuan një ideologji “radikale” bazuar sipas tyre në mësimet e vijës së “ashpër” salafiste gjatë namazit në xhami dhe në takimet në kafene.

Të pandehurit mohojnë çdo keqbërje.

Rreth 300 përkrahës u mblodhën jashtë sallës së gjyqit në qytetin jugor të Pazarxhikut, në kohën kur filloi gjyqi kudnër tyre.

Këshilli Suprem Musliman i Bullgarisë ka paralajmëruar se rasti mund të ndikojë në tolerancën fetare.

Rreth 13 për qind e popullsisë së Bullgarisë është myslimane./kohaislame

Artikulli paraprakFlamer spiunoi në Lindjen e Mesme më shumë se pesë vite
Artikulli vijuesRevista franceze publikoi karikaturat e Muhamedit (alejhi selam)