DORËHEQJA E PACOLLIT, PËRMIRËSON IMAZHIN E KOSOVËS

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek e pyetur nga gazetarët lidhur me rastin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli i cili është nën hetime nga prokuroria e Eulex-it, ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte shembull i mirë dhe do të përmirësonte imazhin e Kosovës.

“Nëse dikush akuzohet për krime të rënda mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë si për imazhin e Kosovës po ashtu edhe për vet perceptimin që kanë qytetarët për politikanët. Politika nuk duhet të jetë një biznes i ndyrë, por ndonjëherë ashtu perceptohet nga njerëzit sepse ndonjëherë ka afera korruptive në politikë dhe kjo jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë edhe Austrinë, vendin tim”, ka thënë Lunacek.

Ajo ka mbështetur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në qëndrimin e saj për të mos dhënë dorëheqje nga posti i të parës së vendit.

“Është e plotësisht e drejtë që presidentja Atifete Jahjaga të qëndroj në zyrën e saj, dhe kjo për dy arsye, një sepse pjesë të marrëveshjes mes tre liderësh nuk janë zbatuar ende dhe së dyti, vendimin i Gjykatës Kushtetuese ia mundëson asaj të qëndroj në detyrë”, ka deklaruar Lunacek.

Eurodeputetja austriake, Lunacek ka shprehur zhgënjim me klasën e re politike në Serbi që deklaron se vendit të tyre nuk i nxitohet për të hyrë në BE. Sipas saj kjo është pa përgjegjësi e skajshme sepse siç ka theksuar ajo BE-ja mund ta humb interesimin për Ballkanin perëndimor sepse brenda vet BE-së ka probleme shumë më të mëdha.kohaislame

Artikulli paraprakPOLICIA ARRESTON “QAPELLA”-N E SEKIRAQËS
Artikulli vijuesFirefox rikthehet në vendin e dytë