
Aksionet në bursën e Stambollit dhe lira të hënën regjistruan ngritje të vlerës, pasi që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shënoi fitore të ngushtë në referendumin për ndryshime kushtetuese me të cilat zgjerohen kompetencat e tij, gjë e cila ka ngjallur shpresën e investuesve në arritje përmes stabilitetit të nevojshëm.
Kursi i lirës në mëngjes sillej rreth 3,67 lira për dollar, që do të thotë se vlera e tij është ngritur për 1,6 për qind, transmeton agjencia France press.