Rreth 40 flamuj shqiptarë u vendosën përgjatë rrugës ‘Summer Street’ në qytetin amerikan Stamford, në nderim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në qytetin ku jetojnë më shumë se 3 mijë shqiptarë, kjo është hera e parë që flamujt u vendosën edhe përgjatë kësaj rruge.
Kjo është vepër e biznesmenit dhe filantropit shqiptaro-amerikan, Riçard Lukaj.
Megjithatë këshilltarët vendorë kanë nisur një debat nëse flamujt duhej të vendoseshin dhe përse duhej të qëndrojnë një javë.
Disa thonë se duhet saktësuar protokolli për këtë çështje.
Vetë qytetarët nuk duken edhe aq të shqetësuar.
Një prej tyre tha se nuk i kishte vënë re.
“Kisha mendime të tjera në kokë, sidomos në këtë kohë të vitit,” tha ai.