Sejdiu e pyet kryeministrin: A po na lëviz kufiri me Malin e Zi?

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka shprehur shqetësimin rreth lajmit që ka qarkulluar se ka lëvizur kufiri në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Sejdiu ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta sqarojë këtë gjë nëse është e vërtetë apo jo.

“Besoj që kryeministri do të na e sqarojë këtë, pasi që e dimë që Demarkacioni me Malin e Zi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë Sejdiu. /Telegrafi/

Artikulli paraprakHoyt Brian Yee takon edhe kryeparlamentarin Veseli
Artikulli vijuesEksluzive:Konjufca: U mbajt i fshehur një aneks i marrëveshjes, vendimet e gjyqësorit të Serbisë janë të vlefshme në Kosovë