Shqiperia dhe Kosova kane nje borxh qe duhet kthyer.
E di qe te dy vendet kane shume probleme. E di qe Kriza ekonomike na ka kaplluar thelle; e di qe Parlamenti shqiptar eshte mbushur me bandite dhe qe Kosova eshte po kaq e zhgenjyer, por ne kemi nje borxh. Shqiperia e Kosova duhet ta presin nje numer refugjatesh. Jo aq per te zgjidhur nje krize qe edhe keshtu veshtire se merr rruge, por per te qene sot solidare me ata njerez qe ikin me deshperim. Askush me mire se ne nuk e njeh ate tragjedi. Askush me mire se shqiptaret nuk e di rrezikun qe marrin ne sy ata njerez duke lundruar ne ujrat e frikshme te Mesdheut me varka te vjetra dhe rrangalla peshkimi; askush me mire se Shqiptaret e Kosoves nuk e di se c’do te thote te ikesh nga lufta. Te shpetosh femijet nga plumbat dhe vajzat nga perdhunimi. Ne jemi nje popull qe e njohim deri ne dhimbje emigrimin. Ne jemi nje popull qe kemi emigruar masivisht. 40 perqind e popullates sone ndodhet jashte. Europa na priti ne ate moment qe kishim nevoje. Ne gjetem shpetim ne mikpritjen e saj. Sot, jemi ne qe duhet te mirepresim. Per te treguar se dime te jemi aq dinjitoze dhe mos harrojme qe drama e ketyre njerezve sot, ka qene jo shume vite me pare drama jone. Ndaj le te jemi solidare me ta dhe jo vetem me fjale. Por me veprim.