RDK mbron Lekën dhe ofendimet e tij "skandaloze" ndaj mbulesës muslimane

RDK përmes një reagimi ka reaguar ndaj shkrimit të sotëm skandaloz që u publikua sot paradite në Zhurnal me titull:” “Vigjilent Leka i Rufi Osmanit ofendon rëndë nënat shqiptare”.

Sipas këtij reagimi i cili pretendon të jetë demant, nga njëra anë akuzohet Zhurnal, mirëpo nga ana tjetër i jepet e drejtë apsolute Lekës që të postoj fotografi skandaloze që fyej ndjenjat e besimtarëve islam.

“Te pretendoni se jeni portal serioz, me mbi 100 mijë pëlqime, dhe të postoni lajme kafeneje eshte skandal ne vete. Se pari, titulli juaj eshte skandaloz sepse asnjeri person nuk eshte ne pronesi te askujt dhe se Vigjilent Leka nuk eshte as i ketij dhe as i atij. Se dyti, secili individ merr pergjegjesine mbi supet e veta per cdo pohim dhe se askushi nuk ka te drejte dhe mundesi te stopoj dikend se cka duhet te beje ne jeten private. Kjo eshte demokracia, dhe nese ju jeni kunder kesaj vlere atehere eshte problem tjeter. Se treti, te formuloni lajm se dikushi ofendon “nenen shqiptare” nepermes nje fotografie ku nuk ka asnje element te “nenes shqiptare” te postuar privatisht ne profil facebooku, jo vetem qe eshte shpifje, por ne te njejten kohe eshte edhe paragjykim i madh qe ju si portal ia mveshni se si duket ne pamje nje “nene shqiptare.” Me kete lajm tuajin, duke tentuar te demtoni nje antare te nje partie politike, ju demtoni edhe kombin shqiptare duke i atribuar atribute inekzistente me pasoja te paparashikueshme”, thuhet mes tjerash në reagimin e RDK-së.

Sqarim nga “Agjencia e Lajmeve ZHURNAL

Ndryshe, Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka publikuar një postim skandaloz të zyrtarit të lartë të RDK-së i cili përmes një fotografie po tallet me dinjitetin e femrave dhe grave të cilat i përkasin besimit islam.

Por, Redaksia Zhurnal pas ankesave të mëdha që arritën në redaksinë tonë vendosi që skandalin e Vigjilent Lekës t’a publikoj në lajmet nga Maqedonia, për arsye se sipas lexuesve askush nuk ka të drejt të fyej dhe të tallet me ndjenjat fetare të besimtarëve musliman.

Konsiderojmë se një parti politike serioze si RDK duhet të kërkon llogari nga Vigjilent Leka, e jo nga Zhurnal, i cili vetëm ka transmetuar skandalin e Vigjilent Lekës me postimin e fotografisë përbuzëse ku dihet se 99% e popullatës muslimane e respektojn mbajtjen e mbulesës edhe pse disa nuk e praktikojn.

Postimet në rrjetin social në Facebook të një funksionari të tillë partiak si Vigjilent Leka nuk mund të llogariten si gjëra private, pasi që po rrjeti social në Facebook po përdoret edhe për të kërkuar votën e shqiptarëve të Maqedonisë e që i takojnë besimit islam.

Zhurnal apelon të gjithë lexuesit që të gjykojn veprimet e papërgjegjshme publike të Vigjilent Lekës dhe mbrojtjen e tij nga partia shqiptare RDK që udhëhiqet nga Vesel Memetii.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakSi e kishte ndihmuar islami yllin hollivudian
Artikulli vijuesFlet Blendi Fevziu për refugjatët