Sot në mëngjes janë hedhur fletushka-fotografi në formë të dollarit, brenda e vendosur fotografia e gazetarit Muhamed Zeqiri me mbishkrimin ‘Pagues i Soros-it, Muhamed Zekiri rregullisht në listën e pagesës’. Kjo gjë mendohet të ishte bërë nga aktivistët e OBRM-së dhe LQMM-së, thuhet sipas Muhamed Zeqirit, transmeton telegraf.
Zeqiri, në profilin e tij në Facebook ka postuar fletushkat dhe kritika e tij i është drejtuar OBRM-së. Ndoshta, kjo ka ndodhur mbase Zeqiri njihet si kritikues i pushtetit dhe mbështetës i protestave, pasi ai ka shkruar ‘protestoj falas’.
‘Banda kriminele e OBRM-së mos shpenzoni për print dhe ngjyrë dhe kështu që reklamë falas të më bëni. Ku t’ua paguajë nga paratë e SOROS-it për të kontribuar në kampanjë. Sot drejt Çairit dhe Tv Shenja ku punojë u hodhën fletushkat’, ka shkruar redaktori i televizionit Shenja, Muhamed Zekiqiri në profilin e tij në Facebook.