Flota Ushtarake Detare ruse do të kryejnë misione luftarake pranë brigjeve të Sirisë

Skuadroni i kombinuar i Flotës Ushtarake Detare ruse, i përbërë nga luftanijet e flotave të Detit të Veriut, Detit Balltik dhe Detit të Zi, deri në fund të dhjetorit do të kryejë misione luftarake pranë brigjeve të Sirisë.

Aktualisht drejt rajonit lindor të Detit Mesdhe, ku tani operon skuadroni i anijeve të flotës së Detit të Zi, janë nisur skuadrone të luftanijeve të flotës së Detit të Veriut dhe Detit Balltik. Deri në fund të dhjetorit ata do të bashkohen për kryerjen e detyrave luftarake pranë brigjeve të Sirisë, njofton duke përcjellur fjalët e përfaqësuesit të Shtabit të Përgjithshëm të Federatës Ruse, Agjencia Interfax. Anijet do të hyjnë në mënyrë të përsëritur në portin sirian të qytetit të Tartusit. Pas marrjes së urdhrit të caktuar anijet do të evakuojnë shtetasit rusë nga Siria.

Artikulli paraprakObama: Dhuna buron nga kultura jonë
Artikulli vijuesNë Aleppo u vranë 40 persona