Netanjahu i bëri thirrje Amerikës ti bashkëngjitet luftës së përbashkët kundër Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja e arritur në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit “hap rrugën këtij të fundit që të prodhoj bombë bërthamore,”.
 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja e arritur në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit “hap rrugën këtij të fundit që të prodhoj bombë bërthamore,”.
“Më shumë se një vit na thonë se është më mirë të ketë marrëveshje të keqe se sa të mos ketë fare. Kjo është marrëveshje shumë e keqe, më mirë është pa të”, tha kryeministri izraelit në fjalimin e tij para përfaqësuesëve të dy dhomave të Kongresit amerikan, ditën e dytë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai përkujtoi se ende nuk janë publikuar rezultatet e negociatave dhe marrëveshjes së arritur në mes Teheranit dhe grupit P5+1, lidhur me programin bërthamor të Iranit.
“Por ajo që është rënë dakord, e cila mund të realizohet, nuk bllokon rrugën e Iranit drejt prodhimit të bombave bërthamore, por e hap këtë rrugë,” tha Netanyahu, duke shtuar se “regjimi iranian përbën një kërcënim serioz jo vetëm për Izraelin, por edhe për paqen botërore’.
Netanyahu i bëri thirrje SHBA-së për të mbështetur Izraelin në luftën kundër Iranit, i cili nuk respekton paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me zhvillimin e programit të tij bërthamor.
Artikulli paraprakSiri: Opozita në Halep kundërshton propozimin për pezullimin e konflikteve
Artikulli vijuesFluturimet me avion Prishtinë-Stamboll tani edhe më lirë