FMN: Greqisë i duhen 50 miliardë euro dhe 20 vjet kohë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shënoi një kthesë të fortë në qëndrimin e tij ndaj Greqisë, ditën e djeshme, kur njoftoi se vendi ka nevojë për ristrukturim të borxhit, si dhe rishikim në ulje të tij.
 
FMN-ja e konsideroiborxhin e Greqisë si të “paqëndrueshëm”, në një analizë të zymtë për ekonominë greke.
 
Fondi parashikon se Greqisë do t’i nevojiten më shumë se 50 miliardë euro shtesë brenda 3 viteve që vijnë. Gjithashtu, rishikoi në ulje rritjen ekonomike të vendit, nga 2.5% që ishte parashikuar më parë në 0%.
 
Ndërsa thirrjet e ringjallura për rishikim të borxhit ka gjasa t’i japin përkrahje Kryemiistrit Aleksis Tsipras para referendumit të së dielës, FMN gjithashtu paralajmëroi për zinxhirin e ngjarjeve që mund të ndodhnin nëse Greqia do të humbte këstin e pagesës së borxhit nda Fondit.
 
Gjithashtu FMN-ja tha se Greqisë mund t’i duhet një periudhë prej 20 vjetësh që të mund t’i shlyejë borxhet.
 
Raporti u publikua ndërmjet sinjaleve në rritje të huadhënësve të BE-së se një votë “Jo” këtë të diel, me gjasa, mund t’i shkaktonte Greqisë të “mos kishte më vend në Eurozonë”.
 
Pak orë para daljes së këtij raporti, Kallxo.com publikoi një analizë humoristike të një eksperti italian të financave ndërkombëtare mbi krizën greke, i cili përkon në masën 100% me analizën e FMN-së:
 
Artikulli paraprakBajrami: Do ta zvogëlohet për 30 për qind numri i studentëve në shkencat shoqërore
Artikulli vijuesMjekra mbron nga dhimbja e fytit dhe kanceri i lëkurës, por ngadalëson edhe plakjen