Pas paralajmërimeve të partive opozitare se prej sot do të nisin protestën, në hapësirat përreth objekteve të institucioneve vërehet një numër i shtuar forcash policore.
Po ashtu policia është vendosur në çdo cep të shesheve të kryeqytetit.
Opozita ishte mbledhur mbrëmë në Sheshin Skënderbeu, ku edhe kanë paralajmëruar se do të fillojë vendosjen e shatorrëve për ta kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Aktivistë të tri partive opozitare kanë paralajmëruar se nga ora 14:00 do të mblidhen për të nisur protestat e tyre.