Ofensiva e fundit e ndërmarrë nga forcat afgane ka dëbuar me dhjetëra talibanë në ishullin Amu-Darya, një lumë i cili ndanë Afganistanin dhe Turmekistanin.
Forcat afgane kanë sulmuar gjatë javës disa fshatra të cilat ishin në kontroll të talibanëve, në provincën Jowzjan.
Një zyrtar lokal ka thënë se forcat afgane kanë vrarë së paku 30 militantë dhe kanë konfiskuar disa armë dhe automjete.
Ai ka thënë se autoritet e Turmekistanit janë plotësisht të informuar për ofensivat e forcave afgane dhe për këtë do të ketë “koordinim me autoritete e Turmekistanit.”