Forcat turke neutralizojnë 28 terroristë të DAESH-it

Në sulmet ndaj 58 pozicioneve të organizatës terroriste DAESH në veri të Halepit u neutralizuan të paktën 28 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se sipas vlerësimeve të para, në bombardimet ndaj 58 pozicioneve të organizatës terroriste DAESH të identifikuara në veri të Halepit u neutralizuan të paktën 28 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm, me mjetet e zbulimit dhe vëzhgimit dje në veri të Halepit janë identifikuar 58 pozicione të DAESH-it.

Në kuadër të kundërpërgjiges janë kryer gjuajtje me bateri raketash me armë me tyta të gjata.

Sipas vlerësimeve të para si pasojë e gjuajtjeve janë neutralizuar të paktën 28 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH ndërsa janë shkatërruar edhe dy autobomba.

Artikulli paraprak“Të rinjtë bien në grackën e organizatave terroriste, sepse nuk e kanë kuptuar thelbin e fesë”
Artikulli vijuesIsh-presidenti i Çadit dënohet me burgim të përjetshëm