Ngjarjet e mëdha në Evropë, siç ishte rënia e Murrit të Berlinit, kanë tendencë të nxisin dhunë në Ballkan, thekson revista „Foreign affairs “ në analizën e ndikimit të Brexit ndaj Ballkanit dhe aspiratat e saj euroatlantike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në shkrimin, bashkautor i të cilit është Ognen Vrangelov, doktorant i shkencave politike në Universitetin “Queens”, thuhet se efektet nga Brexit do të jenë më pak të dhunshme dhe në mënyrë plotësuese do ta trazojnë rajonin problematik.
“Ikja e Britanisë së Madhe, para së gjithash do ti bëjë më të largëta përpjekjet e rajonit për anëtarësim në BE, pasi që vendet nga kjo pjesë e panë jo funksionalitetin e Brukselit dhe nevojën për reforma në BE. Nacionalistët në Francë, Holandë dhe në vendet tjera anëtare të BE thërrasin për referendume personale për dalje dhe kjo gjë e ulë vullnetin e Ballkanit për tu bashkuar në ndryshimet demokratike, sidomos nëse në fund BE shuhet. Pa një rrugë bindëse ndaj Brukselit, është e mundshme ngadalësimi i progresit politik të qeverive në Ballkan. Në fund, Brexit do të mund ti jepte kurajë autokratëve të cilët po sillen në instinktet më të këqija të rajonit të ndarë, dobësuar dhe të varfër”, qëndron në analizë.
Në të thuhet se tani është momenti kur Brukseli duhet të dërgojë sinjal të qartë për përkushtim ndaj Projektit evropian me zgjerim drejt Ballkanit.
„Planet për zgjerim u shtynë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në rajon. Elitat politike e shfrytëzojnë retorikën nacionaliste dhe plagët e hapura që të shmanget vëmendja nga akuzat për korrupsion. Atyre nuk u shpejtohet që ta drejtojnë vendin drejt anëtarësimit në BE sepse kjo do të thoshte përforcim të sundimit të së drejtës, si dhe efikasitet dhe pavarësi të gjyqësisë“, vlerësojnë autorët.
Me integrimin e Ballkanit në BE, analistët vlerësojnë se BE do të mund më lehtë të ballafaqohet me valët e refugjatëve, ndërsa në të kundërtën, de stabilizimi i Ballkanit do ta përforcojë problemin me migrimin drejt veriu.
„Evropa vuan nga një gjendje frikësuese dhe e rrezikshme: kriza e lodhjes. Akoma është në vrullin e saj kriza e emigrantëve, lufta qytetare në Ukrainë dhe kriza e euros. Evropa thjeshtë nuk mund ti lejojë vetes edhe një ngjarje kataklizmi. Për momentin, Ballkani vetëm mund ta rris dramën“, konsiderojnë analistët e „Foreign affairs“.
Në Maqedoni, sipas tyre, sërish janë shfaqur ata forca të cilët thuajse e futën vendin në luftë për shkatërrimin e saj potencial.
„Falë vetos Greke ndaj aspiratave të Maqedonisë drejt NATO dhe BE, zhvillimet politike në vend u gjetën në rrugë të verbër, kryeministri Nikola Gruevski i nxiti forcat shoviniste në vend, duke iniciuar, siç e ka quajtur ai, „ribrendimin e kombit“. Ky është kthimi i identitetit maqedonas në kohë antike, ndërsa projekti i tillë jo vetëm që krijoi revolt tek pakica shqiptare, por shkaktoi edhe ndarje të thellë në mesin e maqedonasve“, vazhdon analiza.
“Gruevski po ashtu përhap frikë për islamizim të mundshëm të vendit, i cili ka numër të konsiderueshëm të myslimanëve. Mundësia që konflikti i brendshëm maqedonas të shndërrohet në një konflikt më të madh ndëretnik është reale. Krijimi i kornizës së qartë kohor për anëtarësim të Maqedonisë në BE do të mund ti mënjanojë pengesat sipërfaqësore (kundërshtimin e Greqisë, ndërsa tani edhe të Bullgarisë për emrin „Maqedonia“) dhe të paraqet nxitje për proceset reformuese, si dhe të mundësojë uljen e disa kontesteve të brendshme për sa i përket ardhmërisë së vendit“, përfundon analiza.