Forenzika s'i gjen ADN-në, s’ka prova për sulm seksual

Forenzika ka konstatuar se të dhënat kryesore të dorëzuara policisë suedeze në bazë të së cilave është formuluar aktakuza kundër themeluesit të sajtit “WikiLeaks”, Julian Assange, për sulm seksual, nuk përbajnë ADN e tij.

Gazeta londineze “The Mail” shkruan se në raportin prej 100 faqesh, i cili është dorëzuar avokatëve te australianit Assange, është zbuluar se prezervativi që ka paraqitur akuzuesja kryesore, pasi është analizuar në dy laboratorë të forenzikës, nuk përmban prova të qarta që i takon atij.

Por në prezervativin e prezantuar nga akuzuesja tjetër, besohet se DNA të jetë e themeluesit të “WikiLeaks”, por as në këtë rast nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për të vërtetuar se akuzën e gruas që pretendon të jetë keqtrajtuar seksualisht, shkruan “The Mail”

Edhe avokatët e Assange kanë njoftuar për mungesën e ADN-së në prezervativ, i cili më parë është përdorur për sulm seksual në gusht të vitit 2010, tregon së është marrë për bazë provë e rreme. Por prokuroria suedeze ka refuzuar ta komentoj raportin, me arsyetim se hetimet janë duke vazhduar.

Assange, i cili në uebfaqen e tij dy vjet më parë publikoi qindra mijëra raporte sekrete të qeverisë amerikane, ka mohuar akuzat për dhunim dhe ka pranuar se ka pasur seks me dy gra në Stokholm nga të cilat njëra tash i ka 33, kurse tjera 29 vjet.

Assange që nga qershori gjendet në ambasadën e Ekuadorit në Britaninë e Madhe, pasi që Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe kishte marrë vendim për ekstradimin e tij në Suedi. Ekuadori i ka dhënë azil politik, por qeveria britanike ka paralajmëruar se do ta arrestojë australianin sapo të del nga ambasada ekuadoriane.

Në rast se do të ekstradohej në Suedi, Assange rrezikon nga aty të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku akuzohet për spiunazh, akuzë kjo që për raste të rënda do të mund t’i sillte australianit edhe dënimin me vdekje.bw/kohaislame

Artikulli paraprakMerkel:Irani është kërcënim real, por ka vend edhe për zgjidhje politike
Artikulli vijuesMrekullia e përhapjes së Islamit