Format në natyrë tentojnë gjithnjë drejt efikasitetit.

0
141

Format në natyrë

Një flluskë e vetme sapuni

Ligjet me të cilat Zoti e ka rregulluar funksionimin e natyrës tentojnë gjithnjë drejt efikasitetit.

Forma sferike ofron sipërfaqen më të vogël që nevojitet për të përmbajtur një vëllim të caktuar. Planetët janë sferikë pasi rëndesa e ngjesh planetin ne një formë që bën të mundur përhapjen në mënyrë të njëtrajtshme të forcës gravitacionale përgjatë masës së planetit.

Ndërsa një flluskë e vetme sapuni merr gjithmonë formë sferike pasi kjo formë balancon më së miri presionin e ajrit që shtihet brenda flluskës, në raport me sipërfaqen e flluskës.

Por nëse ngjeshim shumë flluska pas njëra-tjetrës, nuk është më forma sferike por ajo gjashtëkëndore që është më e përkryer. Në këtë rast format sferike tërheqin njëra-tjetrën për shkak të tensioneve sipërfaqësore duke dhënë forma gjashtëkëndore. Pra format gjashtëkëndore vetë-krijohen. Strukturat gjashtëkëndore janë të qëndrueshme, kërkojnë vetëm pak material dhe bëjnë të mundur përdorimin e hapësirës së disponueshme në mënyrë optimale. Këto janë format poligonale më efikase.