Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Gjykata Themelore Shkupi 1 i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim Drejtorit të njësisë së pestë pranë DSK-së, Goran Grujovski.
Arrestimi i Goran Grujovskit
Marrja në pyetje e Grujovskit ka zgjatur rreth nëntë orë.
Ndërsa, për katër personat e tjerë ndër të cilët është edhe ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, janë marrë masa tjera sigurie, ku u janë marrë dokumentat e udhëtimit dhe ndalimi i udhëtimit jashtë shtetit.
Goran Gruevski akuzohet për asgjësimin e mjeteve për përgjim pranë DSK-së në vitin 2015./ Portalb
Arrestimi i Goran Grujovskit
__________________________________________________