Forumi për Investime dhe Tregti mbedh mbi 100 biznese

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Odën Austriake Federale në Vjenë si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin austriak, kanë organizuar Forumin për Investime dhe Tregti i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë.
Mbi 100 biznese austriake dhe nga diaspora po marrin pjesë në këtë ngjarje të cilët po informohen mbi mundësitë për investime në Kosovë, ka njoftuar MTI.

MTI/KIESA, njoftojnë se do të vazhdojë të organizojë forume dhe konferenca të ngjashme me qëllim të promovimit të investimeve, njëherësh me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja dhe atyre nga diaspora.

Artikulli paraprakIsh-ministri Ferati nuk përmend afat se kur do të hapet ura në Mitrovicë
Artikulli vijuesQKUK s’ka para për servisim të aparateve mjekësore