Lunacek: Për vizat, duhet të na bindni që nuk ikni nga Kosova

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka thënë se Kosova ka arritur progres sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, mirëpo sipas saj Kosova duhet t’i përmbush edhe disa kritere duke përfshirë edhe miratimin e 9 ligjeve që kanë të bëjnë më këtë fushë.
 
Poashtu sipas Lunacek, Kosova duhet t’i bind ministrat e brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropain, që pas heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, këta të fundit nuk do të emigrojnë siç kanë bërë në muajt e fundit, transmeton zeri.info.
 
Këtë deklaratë Lunacek e ka dhënë në një konferencë për media, të martën në Prishtinë, me ç’rast ka thënë se pret që së shpejti të nënshkruhet edhe Marrëveshja e Stabilizim Aociimit ndërmjet Kosovës dhe bashkimit Evropian.
 
Eurodeputetja, Ulrike Linacek ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale.
 
“Kjo gjykatë do të jetë aty për të sqaruar këto akuza dhe gjyqi ka të bëj me disa individ që kanë kryer krime pas luftës, e jo me UÇK-në dhe luftën e lirisë. Kam kërkuar nga kritikët e kësaj gjykatë që ta votojnë atë në Kuvend sepse është mirë të sqarohen këto akuza”, ka deklaruar ajo, raporton zeri.info
 
Ndërsa duke komentuar deklarimet në Serbi rreth urdhërarrestit për ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaç, Lunacek ka thënë se ky urdhërarrest duhet të anulohet./kohaislame
Artikulli paraprakIncidenti në Gushincë, ja çka thonë banorët e Likovës (VIDEO)
Artikulli vijuesZyrtare: Devollët importuan grurë për kafshë dhe e shitën miell për njerëz