(FOTO) Pasioni i muezinit Sirian i cili sfidon Bombat

Një muezin në Siri, ku sulmet nga ajri dhe luftimet po krijojnë re pluhuri, po vazhdon të lartësojë zërin e ezaneve për një qiell të ndriçuar në xhaminë një mijë vjeçare në të cilën mban kujdestari me dashuri.

Halil Halave, 47-vjeçari i cili edhe përkundër luftës, shkatërrimeve dhe dhimbjeve që përjetohen në Siri, prej 20 vitesh me një pasion të madh po e vazhdon detyrën për të ftuar njerëzit në namaz nga minarja e xhamisë së Kefer Batnas në Gutan Lindore të Damaskut. Ai, lidhjen që e ka krijuar me shtëpinë e Zotit e shpjegon me fjalët: “Kjo xhami ka vlerë më shumë se unë dhe gjithçka që posedoj. Kur para dy viteve u bombardua dhe iu shkatërrua një shtyllë, ndieva sikur nga trupi im u shkëput një copë. Pikëllimi dhe dhimbja që e ndiej nuk e nxë as ky planet.”

Duke mos mundur t’i mbajë lotët, Halave thotë se pa pasur frikë nga bllokada në Gutan Lindore dhe bombardimet nga qielli, do ta kryejë detyrën dhe do t’i shërbejë xhamisë deri në frymën e fundit.

Halave, i cili është bërë simbol i qytezës Kefer Batna me ezanet që i thërret pa asnjë vonesë, shumicën e kohës e kalon duke u marrë me shërbimin, pastërtinë dhe kujdesin e xhamisë. Krahas punëve të xhamisë, gjatë ditës ai po ashtu i ujit bimët dhe lulet në oborrin e xhamisë, ndërsa shpeshherë qortohet nga bashkëshortja dhe fëmijët për arsye se nuk mund ta shohin shumë.

– “Kush tjetër mund t’i bombardojë xhamitë pos regjimeve barbare siç është regjimi i Sirisë”

Halave thekson se xhamia e Kefer Batnas është xhamia më e vjetër në Gutan Lindore me një histori një mijë vjeçare, duke shtuar se edhe kjo xhami është prekur nga lufta në Siri. Ai rrëfeu se në vitin 2014 shtylla e xhamisë ishte rrënuar gjatë sulmeve ajrore, ndërsa një vit më vonë ishte bombarduar edhe rrethina e xhamisë. “Kur ranë bombat, ne po falnim namazin e ikindisë. Askujt nuk i ndodhi asgjë. Në xhami u shkaktuan ca dëme të vogla. Kush tjetër mund t’i bombardojë xhamitë pos regjimeve barbare siç është regjimi i Sirisë?”, u shpreh Halave.

Duke treguar se riparimet në xhami janë bërë me ndihma nga njerëz të varfër, Halave shtoi se kjo gjë xhamisë i ka dhënë një spiritualitet të veçantë dhe se xhamia ka xhemat të madh. Sipas tij, njerëzit në këtë xhami ndiejnë paqe dhe besim.

Ndryshe, Guta Lindore e cila është nën kontrollin e opozitarëve dhe nën të cilën bie edhe qyteza e Kefer Batnas, prej tri vitesh mbahet nën bllokadë nga regjimi. Si pasojë e sulmeve ajrore, në këtë rajon kanë humburjetën dhjetëra mijëra civilë, ndërkohë që nevojat sigurohen përmes tuneleve.

Artikulli paraprakShoqëria civile në Shqipëri forum solidariteti me demokracinë në Turqi
Artikulli vijuesEkspertët në Washington diskutuan rreth tentativës për grusht shteti në Turqi