Në autostradën që çon drejt kryeqytetit të Sllovenisë, Lubjanës, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë shumë vetura.
Mediat sllovene raportojnë se, shumë persona janë lënduar, e se së paku 55 vetura janë përfshirë në një superaksident.
Qarkullimi në këtë rrugës është ndaluar, transmeton “Telegrafi”.
Policia raporton se, në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit. Sipas Policisë, janë së paku katër të vdekur, ndërsa nga shërbimet e tjera thuhet se, së paku 70 makina janë përplasur.
Sipas disa burimeve tjera, numri i të vdekurve kalon numrin katër.