Një nënë është detyruar që të lajë fëmijën e porsalindur në një pellg me ujë, pasi familja nga Lindja e Mesme është bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Janë rreth 12 mijë emigrantë që qëndrojnë në çadra në pikën kufitare të Idomeni prej disa javësh. Fotografia ka bërë xhiron e botës dhe tregon kushtet skandaloze ku qëndrojnë refugjatët, të cilët kërkojnë të kalojnë drejt Evropës.
Gjatë ditëve në vijim, refugjatët në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë janë përleshur edhe forcat e policisë në tentativë për të kaluar në tokën maqedonase.