Fotot e horrorit: Kamioni që u mori jetën 71 njerëzve në Austri

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE!

71 persona humbën jetën në një kamion të braktisur në një autostradë në Austri.

Mes emigrantëve gjendeshin edhe tre fëmijë edhe një foshnjë 1-vjeçare.

Katër persona u arrestuan për trafik ilegal, pronari i kamionit që përdorej për të shpërndarë pula të ngrira, dy shoferë dhe një afgan që merrej me trafik ilegal.

71 emigrantët humbën jetën për shkak të asfiksisë.

Pjesa më e madhe e trupave kishin nisur të dekompozoheshin pasi kishin shumë ditë që kishin ndërruar jetë në kamion.

Fillimisht u mendua se kishte 20 deri në 50 të vdekur por pas verifikimeve numri i tyre u rrit në 71.

Qindra persona kanë humbur jetën në det për shkak të mbytjes së anijeve.

Europa ende nuk ka paraqitur një plan konkret për menaxhimin e refugjatëve.

Ndërkohë, ata vdesin…

2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

Artikulli paraprakNSA ka përgjuar sekretarin Ban Ki Moon dhe Merkelin
Artikulli vijuesVIDEO – Disa analista na tregojn se si hyet në Xhenet dhe si duhet praktiku Islamin